Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG zhgënjen pa Neymarin, goli i Mbappesë nuk mjafton ndaj Dijonit

Humbje e papritur e PSG në fushën e Dijonit në ndeshjen hapëse të javës së 12 të Ligue 1. Duket se mungesa e Neymarit duket se ndikoi drejtpërdrejt në lojën e skuadrës së drejtuar nga Thomas Thuchel, që edhe pse kaloi e para në epërsi me Mbappe në minutën 19-të, në fund doli e humbur nga kjo transfertë pasi Chouiar në fund të pjesës së parë dhe Cadiz në fillim të fraksionit të dytë përmbysën situatën në favor të vendasve.

As aktivizimi i Kurzawas, Cavanit dhe Draxlerit nuk bënë efekt, pasi rezultati nuk ndryshoi në minutat e mbetura.

Gjithsesi, kjo humbje nuk e cënon objektivin e PSG-së për titullin kampion, pasi vazhdojnë të kryesojë me 27 pikë, 8 më shumë se Nantes e vendit të dytë. E çuditshme, por e vërtetë, Dijoni me këtë sukses la vendin e fundit, duke parakaluar në renditje Nimes dhe Metz.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...