Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG “zhyt” në krizë Monacon dhe “vret” kampionatin francez

Paris Saint Germain vijon të thellojë nga java në javë rekordin e fitoreve radhazi, teksa sot mori edhe triumfin e 13 në po kaq ndeshje të kampionatit, duke shkuar në kuotën e 39 pikëve, plot 13 më tepër se Lille e vendit të dytë.

Kampionët në fuqi nuk u kursyen në transfertën ndaj Monacos në Principatë, teksa arritën të tregojnë supremacinë e tyre, duke fituar me rezultatin e thellë 0-4, në një sfidë që e bënë të dukej shumë e lehtë.

Edison Cavani ishte protagonist i padiskutueshëm i fitores, duke shënuar 3 herë dhe duke merituar të marrë në shtëpi topin e sfidës, ndërsa rezultati 0-4 u vulos me golin e yllit brazilian Neymar, pak minuta nga fundi i takimit.

Nga ana tjetër, Monaco vijon të mbetet në krizë, edhe nën drejtimin e trajnerit Thierry Henry, ndërsa renditet në vendin e parafundit me 7 pikë, aq sa ka edhe Dijoni i vendit të fundit dhe rrezikon seriozisht rënien nga Ligue 1.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...