Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG zyrtarizon sulmuesin që duhet të bëjë të harrohet Mbappe

Luis Enrique e ka tashmë sulmuesin që kërkonte: PSG ka zyrtarizuar blerjen e Gonçalo Ramos nga Benfica, me klubin portugez që vazhdon të arkëtojë shumë marramendëse nga shitja e talenteve të saj.

Kampionët e Francës kanë pranuar të shpenzojnë 65 milionë euro, plus 15 në variabla nga viti 2024. Në fakt, kjo vjen në një kohë kur trajneri asturian, Luis Enrique, po përballet me një situtë të pazakonte, pasi nuk ka në dispozicion Kylian Mbappenë, por edhe Neymar Junior ka kërkuar largimin.

Por jeta vazhdon, Gonçalo Ramos dhe Dembele do të formojnë një dyshue cilësore që mund të bëjë të harrohet shumë shpejt Mbappe.

Në 47 ndeshjet e luajtura gjatë sezonit 22022/23, Ramos shënoi gjithsej 27 gola dhe dha12 asistime. Vetëm në Ligën Portugeze shënoi 19 gola, të cilët i shërbyen Benfikës për të fituar kampionatin.

Lexo edhe:

Pa dyshim, një përforcim i nivelit të lartë për një skuadër që fillimisht i kishte hedhur sytë nga danezi Rasmus Hojlund, i cili ka preferuar t’u bashkohet “Djajve të Kuq”.

Ajo që duket e qartë është se, me portugezin.

Dembélé dhe nëse në fund vjen edhe Randal Kolo Muani, PSG do të ketë një “tredhëmbësh” cilësor, por duhet parë nëse e gjithë “artileria” që po i vjen skuadrës së Luis Enriques do të vlejë për të harruar Mbappenë dhe Messin.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...