PSV Eindhoveni ruajti kryesimin në Eredivisie edhe pas javës së 19-të. Skuadra e drejtuar nga gjermani Robert Schmidt fitoi 0-1 në transfertë përballë Groningenit falë golit të shënuar nga Mario Gotze që në minutën e 10-të. Për PSV-në ky ishte suksesi i pesë radhazi në elitën e futbollit holandez.
Më herët, Ajaxi i Amsterdamit fitoi 0-3 në fushën e Utrechtit, duk e mbyllur sfidën që në pjesën e parë. Antony shënoi golin e parë të sfidës që në minutën e pestë, më pas realizoi Brobbey dy herë në minutat 19’ dhe 45+2’, në të dy rastet i shërbyer nga Tadic.
Diferenca mes dy rivalëve të Eredivisies mbetet vetëm një pikë, (46 PSV, 45 Ajaxi).
