Vitesse me Milot Rashicën në fushë nuk arrin të ndalë hovin e PSV Eindhoven. Në Philips Stadion skuadra e Philip Cocu triumfoi 2-1 me përmbysje përballë skuadrës nga Arnhemi duke i bërë mbylljen më të mirë vitit 2017-të. PSV-ja e çoi përkohësisht në 8 pikë avantazhin në renditje ndaj Ajaxit ndjekës pasi Schëaab dhe Lozano me golat e tyre në fundin e pjesës së parë dhe fillimin e të dytës arritën të përmbysnin avantazhin provizor të Vitesses me sulmuesin slloven Tim Matavz.
