Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

PSV, gati të zyrtarizojë trajnerin e ri, ish-sulmuesin e famshëm holandez

Ruud van Nistelrooy do të zyrtarizohet si trajner i ekipit të parë të PSV Eindhoveit javën e ardhshme, ka raportuar “Voetbal International”. Megjithatë, ai nuk do ta marrë menjëherë detyrën, por sapo të përfundojë sezonit.

Sipas të njëjtave informacione, Fred Rutten do të jetë ndihmësi i tij dhe një rol në staf do të ketë edhe Guus Hiddink, tashmë i dalë në pension (si trajner) në vitin 2021.

Van Nistelrooy do të pasojë Roger Schmidt, trajnerin aktual, të cilit kontrata i përfundon këtë verë dhe tashmë ka bërë të ditur se nuk do ta rinovojë. Van Nisteltroy, ish-sulmues i skuadrave të mëdha si Real Madrid apo Manchester United po stërviste Jong PSV, filialin e skuadrës së Eindhovenit, dhe megjithëse muaj më parë nuk dukej gati për të marrë drejtimin e skuadrës që parë, situata e tij ka ndryshuar.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...