Eredivisie

PSV zyrtarizon trajner ish-sulmuesin legjendar, do të zëvendësojë gjermanin Schmidt

Ruud van Nistelrooy është zyrtarisht trajner i ekipit të parë të PSV Eindhovenit. Megjithatë, ai nuk do ta marrë menjëherë detyrën, por sapo të përfundojë sezonit. Fred Rutten do të jetë ndihmësi i tij dhe një rol në staf do të ketë edhe Guus Hiddink, tashmë i dalë në pension (si trajner) në vitin 2021.

Van Nistelrooy do të pasojë Roger Schmidt, trajnerin aktual, të cilit kontrata i përfundon këtë verë dhe kishte bërë të ditur se nuk do ta rinovonte. Van Nisteltroy, ish-sulmues i skuadrave të mëdha si Real Madrid apo Manchester United po stërviste Jong PSV, filialin e skuadrës së Eindhovenit, dhe megjithëse muaj më parë nuk dukej gati për të marrë drejtimin e skuadrës që parë, situata e tij ka ndryshuar. Ai do ta drejtojë skuadrën deri në vitin 2025.

“Besoj, madje jam i bindur, që mund ta çoj ekipin në një nivel tjetër. Kjo do të shihet në ndeshjet e kampionatit, në Kupë dhe në Evropë. Jam i fokusuar në përmirësimin e lojtarëve dhe skuadrën nëpërmjet stilit të lojës që më përshtatet,” – deklaroi ndër të tjera van Nistelroy për faqen e klubit.

 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency