Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Publikohen formacionet zyrtare, Bulku ndryshe nga Panucci vjen me 5 ndryshime!

Ndaj Andorrës do të jetë një Shqipëri ndryshe nga ajo që u pa në fushë ndaj Turqisë. Ervin Bulku dhe Sulejman Mema vinë me risi në këtë sfidë të tyre të parë në stolin e përfaqësueses kuqezi. Janë publikuar tashmë formacionet zyrtare për këtë sfidë me Shqipërinë që do të rreshtohet në fushë me formacionin 4-3-3, ku janë plot 5 lojtarë që nuk ishin titullarë ndaj Turqisë që këtë herë do ta nisin ndeshjen që nga fillimi. Kështu ndaj Andorrës modeste, Shqipëria do të prezantohet me Etrit Berishën në portë, kapitenin Hysaj në krahun e djathtë të mbrojtjes, Ismajlin dhe Gjimshitin në qëndër dhe Naser Alijin në krahun e majtë. Treshja e mesfushës do të ketë më shumë fantazi, pasi bashkë me Xhakën do të jenë edhe Ergys Kaçe dhe Migjen Basha. Sulmi do të përbëhet nga treshja Grezda, Uzuni, Sadiku. Shqipëria kërkon tre pikët e para në këto eliminatore dhe ndaj Andorrës fitorja është detyrim për kuqezinjtë.

 

Andorra: Gomes, Rubio, Lovera, Lima, San Nicolas, Rodriguez, Rebes, Vales, Clemente, Martinez, Vieira. Trajner: Coldo Alvarez.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji, Xhaka, Kaçe, Basha, Uzuni, Grezda, Sadiku. Trajner: Ervin Bulku

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...