Kompania e njohur financiare dhe audituese KPMG ka përllogaritur vlerën e 32 klubeve europiane të futbollit dhe ka publikuar një renditje , që kryesohet nga Reali i Madridit, me një vlerë prej 3.5 miliardë eurosh.
Në përllogaritje merren parasysh faktorë si vlera e kartonit të lojtarëve, të ardhurat nga stadiumi, të ardhurat nga e drejta televizive etj., ndërsa podiumi plotësohet nga Manchester United dhe Barcelona.
Plot 6 skuadra italiane janë pjesë e 32 klubeve më me vlerë në Europë, por asnjëra prej tyre nuk pozicionohet në 10-shen e parë, me Juven tusin që renditet e 11-a me vlerë 1.5 miliardë dhe Interin që renditet i 14-i me 983 milionë euro vlerë, por me një rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë.
Edhe dy skuadrat e kryeqytetit, Roma e Lazio kanë njohur një rritje të ndjeshme të vlerës gjatë viteve të fundit, ndërsa Milani, që renditet i 22-ti, ka pësuar një rënie me rreth 3.5% krahasuar me vitin 2016.
Vlen të theksohet se nga 10 klubet më me vlerë, në Europë, 6 janë pjesë e Premier Leagues, të dhëna këto që konfirmojnë më së miri stabilitetin ekonomik të klubeve të futbollit në Angli, që më pas është reflektuar edhe në merkato.