Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Publikohet renditja e “Money League”, Barcelona kryeson me rekord

Deloitte Football Money League ka publikuar renditjen e 20 klubeve me të ardhurat më të larta për vitin 2019, teksa në krye vazhdojnë të jenë dy spanjollet Barcelona dhe Real Madrid, me katalanët që kanë kaluar për herë të parë kryeqytetasit.

Përveç vendit të parë, Barcelona është bërë i pari klub në botë që ka prekur shifrën e 900 milionë dollarëve faturime, e ndjekur nga Reali i Madridit me 95.3 milionë dollarë më pak, një distancë kjo e konsiderueshme.

Vendin e tretë e ruan Manchester United me 811.7 milionë dollarë, ndërsa pas tyre vijnë gjigantët gjermanë të Bayern Munchen me 753.1 milionë dollarë dhe kampionët francezë të Paris Saint Germain me 725.5 milionë dollarë, ndërsa vlen të theksohet se këta të fundit e kanë arritje historike renditjen në vendin e pestë.

Vlen të theksohet se në renditjen e 20 klubeve me të ardhura më të larta bëjnë pjesë plot 8 skuadra angleze, ndërsa Italia përfaqësohet me 4 skuadra, por vetëm Juventusi ka arritur të hyjë në “Top 10” me 524.5 milionë dollarë.

Një rritje të konsiderueshme në të ardhura ka pasur Tottenhami, që regjistroi shifrën prej 594.5 milionë dollarësh në vitin 2019, duke lënë pas vetes klube si Arsenali e Chelsea, dy rivalë londinezë, që kanë qenë gjithmonë para “Spurs”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...