Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Puna e fundit nga Raiola/ Klauzolë në kontratën e Haaland me City-n, norvegjezi me “valixhe” për në Spanjë

Mino Raiola u nda ng jeta para disa ditëve për shkak të një sëmundje të rëndë në mushkëri. Megjithatë, italo-holandezi mendoi deri në ditët e fundit për punën e tij duke qenë se menaxhonte interesat e yjeve më të mëdhenj të futbollit.

Një prej tyre ishte Erling Haaland i Borussia Dortmund dhe që nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Manchester City, klub me të cilin norvegjezi ka gjetur akordin personal ndërsa anglezët do të paguajnë klauzolën 75 milionë euro në arkat e Dortmund.

Por, “kleçka” e cila kishte përgatitur Raiola ka të bëjë me kontratën e re te City, pasi transferimi i Haaland në Angli kishte kohë që “gatuhej”. Ish-agjenti kishte detyruar The Citizens që në marrëveshjen me Haaland të përfshinin edhe një klauzolë e cila lidhet me Real Madrid.

Në këtë klauzolë që është zbuluar nga Bild, theksohet se pas dy viteve me Manchester City, Erling Haaland mund të largohet në La Liga për të veshur fanellën e Los Blancos me Realin që mjafton të paguajë 128 milionë paund për ta transferuar norvegjezin.

Ndërkohë, në vitin 2023, një vit para se klauzola e Haaland të bëhet funksionale, skadon kontrata e Benzema dhe gjithçka duket si pjesë e një plani me 21-vjeçarin që mesa duket është duke përdorur Anglinë si “tranzit” për destinacionin e ardhshëm, Madridin.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...