La Casa de Quiz ndodhet fazën e saj të dytë, atë më vendimtaren pasi dy ditë para se të startojë Kupa e Botës në Katar, do të shpallet edhe fituesi i këtij Game Show të drejtuar nga Gjergji Stefa. Tetë konkurrentët e kualifikuar në fazën e parë, iu bashkuan tetë të tjerëve që ishin kualifikuar më herët nga audicionet.
Kështu, La Casa de Quiz vijoi me puntatën e tretë në këtë fazë të dytë teksa përballë ishin konkurrentët Jurgen Miraka dhe Altin Gjata. Mes dy lojtarëve u zhvillua një garë e fortë dhe e barabartë dhe vetëm me kalimin e disa rubrikave, Altin Gjata me profesion doktor ia doli të bënte diferencën duke marrë avantazhin.
Një avantazh të cilin e ruajti deri në fund teksa Gjata nuk humbi asnjë pyetje, madje duke gjetur edhe pyetje enigmë. Në fund rezultati ishte 52 me 39 dhe Gjata fitoi të drejtën për të kaluar në raundin pasardhës, që i bashkohet kështu Dorjan Terziut dhe Elton Çelës në pritje të konkurrentëve të tjerë që do t’i bashkohen në puntatat në vijim. La Casa de Quiz rikthehet sërish të premten e ardhshme, në orën 21:00.
