Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Pushimet ndryshe të sulmuesit, futbollisti i Bundesligës shkëlqen në turneun e pokerit

Mund të ishte duke shijuar pushimet në plazhe ekzotike apo vende luksoze si pjesa më e madhe e kolegëve të tij futbollistë. Por jo, Max Kruse ka zgjedhur një tjetër formë të argëtimit edhe pse të jesh pjesë e një kampionati të pokerit kërkon impenjim maksimal dhe nerva të forta.

Futbollisti i Wolfsburg në Bundesliga, gjendet në La Vegas aty ku konkurrentë nga e gjithë bota po marrin pjesë në një turne pokeri të quajtur “World Series of Poker”.

Deri më tani, sulmuesi që e mbylli sezonin 15 gola në të gjithë kompeticionet, ka bërë shumë mirë dhe ka arkëtuar deri në 3760 dollarë. Kjo nuk është hera e parë që 34-vjeçari shkon në një kompeticion të tillë, ndërsa synimi i tij është të dalë fitimtar ndërsa në vitin 2014 regjistroi arritjen më të madhe duke u renditur i treti edhe pse në garë kishte lojtarë profesionistë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...