Lajme

Pushtetarë, klube e futbollistë i shprehin ngushëllimet familjes Vokrri

Lajmi i trishtë për vdekjen e Fadil Vokrrit ka prekur të gjithë opinionin sportiv dhe jo vetem. Me të kuptuar lajmin e hidhur për legjenden e futbollit mbarëshqiptar, federata,klube,sportistë e krerë shtetërorë nga Kosova e Shqipëria,kanë reaguar menjëherë me dhimbje për lajmin e marrë.I menjëhershëm ka qenë njoftimi nga FFK,ndërsa shpejtë ka pasuar edhe një telegram ngushellimi nga FSHF.

“Federata Shqiptare e Futbollit ndihet thellësisht e tronditur dhe e shokuar nga ndarja e parakohëshme nga jeta e mikut, dhe kolegut të saj, kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, z.Fadil Vokrri.Ndarja e tij e parakohëshme nga jeta mbetet një humbje shumë e madhe për futbollin kosovar, por edhe për të gjitha trevat shqipfolëse anembanë botës.Lamtumire miku ynë Fadil “, thuhet mes rreshtash në telegramin e FSHF-së.

Nje ngushëllim ka ardhur menjeherë edhe nga Federata e Futbollit të Turqisë,e cila përmes nje postimi ne faqen zyrtare,ka shprehur ngushllimet e saj dhe dhimbjen e thellë për këtë humbje.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ,përmes një shkrimi në Facebook, e quan Vokrrin,yllin më të ndritur të sportit tonë dhe jo vetëm,ndërsa presidenti i Shqiperisë Ilir Meta, në ngushellimin e tij, kujton dhënien e shtetesise shqiptare ,për siç e quan ai, frymëzuesin e gjeneratave të reja.

Kryeminstri i Kosoves Ramush Haradinaj, shkrimin e tij ngushëllues e mbyll me fjalinë,  “Dritë të pastë shpirti Fadil ,kurse Edi Rama shkruan :“ Lamtumirë kampion, Fadil Vokrri mbetet legjenda e gjallë e futbollit jo vetëm ne Kosovë, po në kujtesën e çdo futbolldashësi shqiptar”.

Me dhimbje të thellë kanë reaguar edhe klubet ku Vokrri ka bëre karrierë si futbollist. KF Llapi, ku ai nisi të luajë futboll ka shkruar,“Legjendë erdhe,legjendë shkove“, FC Prishtina klubi i lavdishem,ku Vokrri pati shpërthimin e madh gjatë viteve 80-të ka shprehur po ashtu ngushllimet më të sinqerta në faqen zyrtare duke thene se Vokrri është futbollisti të cilin mbarë adhuruesit e futbollit në ish-Jugosllavi me mburrje do ta kujtojnë çdo moment të hapit të tij.Partizani i Beogradit klubi me të cilin Vokrri mahniti Jugosllavinë , ka shkruar duke thene që fansat e kesaj skuadre do ta mbajne mend përgjithmone,lojtarin që ka dhene gjithcka nga vetja duke treguar nivel të lartë profesional e mbi te gjitha vlera të medha njerëzore.

Fenerbahce kujton  Vokrrin me nje fotografi nga koha e tij në klubin turk,duke shkruar thjesht “U prefsh ne paqe”!

Të shumta kane qene edhe ngushllimet e sportisteve shqiptarë.Në rrjete sociale kanë shkruar futbollistë të përfaqësueses së Kosovës, kapiteni Samir Ujkani i cili eshte shprehur i shokuar me lajmin e vdekjes së presidentit Vokrri, Atdhe Nuhiu e Herolind Shala që po ashtu e kanë pritur shume keq këtë lajm. Në Instagram, përmes një postimi, ngushëllimet e tij i ka shprehur edhe futbollisti i Arsenalit Granit Xhaka.

Per shkak te ndarjes nga jeta te legjendes,Fadil Vokrri,dita e diel ne Kosove eshte shpallur dite zie kombëtare,nga presidenti Hashim Thaçi.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top