Angli

“Pushtimi” i fushës nga tifozët e Nottingham Forest, gjakoset kapiteni i Sheffield United

Kapiteni i Sheffield, Billy Sharp u sulmua nga një tifoz, pas humbjes në play-off ndaj Nottinham Forest, duke humbur mundësinë për t’ju afruar më shumë Premier League-s.

Forest fitoi pas penalltive, me tifozët që më pas pushtuan fushën e lojës në “Wembley”. Pas kësaj përballje trajneri i Sheffield United, Paul Heckingbottom tha se Sharp u lëndua gjatë “pushtimit” të fushë nga tifozët dhe u largua që aty i gjakosur.

“Ishte një sulm. Një nga lojtarët tani u sulmua. Ai ishte i tronditur, i gjakosur dhe i zemëruar. Kjo ngjarje duhet të trajtohet me kujdes.”-tha ai.

Ish-lojtari i Forest u përplas nga një prej tifozëve, i cili u lagua me vrap pas këtij momenti. 36-vjeçari ka reaguar në rrjete sociale, ku jo vetëm foli për rastin e ndodhur, por edhe uroi ish-klubin e tij për fitoren.

“Një idiot pa mendje shkatërroi atë që ishte një natë e pabesueshme futbolli. Urime Nottingham Forest për fitoren dhe paçin fat në finale. Si një ish-lojtar i Forest unë nuk do të lejoj që një idiot të prishë respektin tim për tifozët e Forest-it.”-shkroi ndër të tjera kapiteni i Sheffield United.

VIDEO/ 90 minuta larg rikthimit në Premier League, tifozët e klubit historik “pushtojnë” fushën

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency