Euro 2020

“Puskas Arena”, impianti i vetëm që do i presë ndeshjet e Euro 2020 me kapacitet të plotë!

Hungaria është një nga 11 vendet organizatore të Euro 2020, teksa do të presë 4 nga 51 sfidat  e këtij kompeticioni në stadiumin e saj modern në Budapest “Puskas Arena”. Ndryshe nga shtetet e tjera organizatore të Euro 2020, Hungaria është shteti që ka numrin më të ulët të infektimeve me COVID-19 kjo edhe sepse pjesa më e madhe e popullsisë janë vaksinuar, kështu në Budapest emocionet e Europianit do të përjetohen maksimalisht dhe tifozët do ta shijojnë në maksimum këtë event magjik.  “Puskas Arena” do të jetë i vetmi impiant i turneut që do të ketë një kapacitet prej 100 për qind. 65 mijë persona do të jenë në tribunë për katër ndeshjet që do luhen në tokën hungareze.

Dhe pse do të përdoret xhel dizinfektues për duart dhe termometër në hyrje, tifozët që kanë një certifikatë imuniteti apo një tampon negativ të orëve të fundit, mund të hyjnë pa probleme. Zëdhënësi i Federatës Hungareze të Futbollit u shpreh se mbajtja e maskës nuk është e detyrueshme, por e këshillueshme.

Për shkak të pandemisë, Federata Hungareze i ka kërkuar tifozëve të tërheqin biletat një ditë para ndeshjes, të planifikojnë udhëtimin në kohë, të përdorin transportin publik, dhe pa bagazhe për të shmangur radhët e gjata. Jo shumë larg, në parkun e qytetit, pritet të mblidhen shumë njerëz. Në zonën e tifozëve ende në ndërtim mijëra persona mund të shohin ndeshjet në ekranet gjigante. Dhe meqenëse çdo gjë është në ambient të hapur, të pranishmit nuk do të kenë nevojë për tampon me rezultat negativ për Covid-19. Për sfidën e së martës mes Hungarisë dhe Portugalisë UEFA ka shitur të gjitha biletat me përfaqësuesen maxhare që e mbështetur fuqishëm edhe nga publiku vendas do të kërkojë të bëjë surprizën në grupin F që konsiderohet edhe si grupi i ferrit pasi aty bëjnë pjesë edhe Franca e Gjermania.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency