Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Pyetja ndaj Ancelottit shkakton zemërim në rrjet, gazetarja shkon në polici prej ngacmimeve seksuale

Gazetarja sportive, Maria Moran është detyruar t’i drejtohet policisë për shkak të ngacmimeve seksuale të mbërritura në adresë të saj nëprmjet rrjeteve sociale. E gjitha nisi prej një pyetje që gazetarja spanjolle i bëri trajnerit Carlo Ancelottit në lidhje me kartonat e shumtë të marra nga Vinicius Junior.

Moran pyeti italianin nëse do të ishte më mirë që Vinicius të ndëshkohej me karton të kuq dhe të mësonte nga gabimet se sa të ngarkohej me aq shumë kartonë të verdhë. Ancelotti u përgjigj se nuk ishte e nevojshme diçka e tillë, teksa mesa duket ky ngacmim i Moran nuk i ka pëlqyer fansave të Realit.

Lexo edhe: 

Kështu, menjëherë në rrjetet sociale shpërthyen ofendimet dhe fyerjet në drejtim të gazetares teksa nuk mbeten pas as ngacmimet seksuale. Në këtë formë, gazetarja u detyrua t’i drejtohej policisë dhe të denonconte fansat që e kishin tepruar me komentet e tyre ndërsa nuk munguan edhe disa komente negative në lidhje me vajzën e saj 18-muajshe.

Nga ana tjetër, Moran falenderoi edhe policinë për gatishmërinë ndaj ngacmimeve seksuale. Moran ka qenë e lidhur me ish-portierin e Barcelonës Jasper Cillesen me të cilin ka edhe vajzën e vogël ndërsa në të kaluarën gazetarja ka pasur edhe një konflikt me lojtarin holandez teksa pretendonte se ai nuk paguante detyrimin financiar për vajzën e vogël.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...