Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Qaka: Shqipëria një ëndërr, qava kur mora ftesën

Sot ishte radha e ‘të rinjve’ që të dilnin para mediave, sepse krahas Ajdareviçit, u shfaq edhe mesfushori tjetër që grumbullohet për herë të parë me Shqipërinë, Kamer Qaka.

Ky i fundit tregoi mes emocioneve se ka ëndërruar gjithmonë të luajë për Shqipërinë dhe se ka qarë kur ka marrë ftesën. Mesfushori 22 vjeçar tregon se është gati dhe se pret mundësinë e tij për të kontribuar për Shqipërinë, në fushën e lojës.

“Kam nisur të qaj kur më kanë telefonuar dhe njoftuar se do të jem pjesë e kombëtares në ndeshjen me Turqinë. Që në moshë të vogël e kam ndjekur kombëtaren dhe ka qenë ëndrra ime të luaj me Shqipërinë. Jam shumë i kënaqur që jam sot këtu. Më kanë pritur shumë mirë të gjithë shokët, të cilët janë të një niveli të lartë. Jam nga Peja, por ëndrra ime ka qenë Shqipëria. Unë nuk pretendoj për shumë minuta. Jam krenar vetëm që jam këtu”, tha Qaka.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...