Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Qardaku: Nuk e di ku u infektova, dua një test të dytë!

Eridon Qardaku lojtari i Bylis që është prekur nga COVID-19, foli në një intervistë për edicionin e lajmeve në Top Channel ku theksoi se është asimptomatik, ndërsa nënvizoi se nuk e di se kush mund ta ketë infektuar me koronavirus, prandaj kërkon të kryejë një test të dytë për të konfirmuar gjithçka. Me rezultimin pozitiv të Qardakut me COVID-19, është vënë në rrezik zhvillimi i takimit Bylis-Tirana këtë të mërkurë.

“Ndihem shumë mirë, përveçse kam dal pozitiv sipas testit unë nga ana shëndetësore jam shumë mirë, jam në gjendje normale, jam munduar të stërvitem në kushte shtëpie. Madje, momentalisht po mendoja të nisja një seancë stërvitore, kaq mirë ndihem. Nuk kam asnjë lloj shqetësimi, simptoma kam pasur vetëm një temperaturë shumë të lehtë. Testin e kam bërë më tepër për siguri, për momentin ndihem shumë mirë, tani të ja lejmë kohës”, shprehet Qardaku.

Më tej ai shton: “Unë do doja të kisha bërë edhe një test tjetër sepse nuk jam shumë i sigurt për testin e parë, sepse siç e dimë ka pasur edhe raste të tjera që testi i dytë ka dal negativ”.

I pyetur nëse ka pasur kontakte me shokë të skuadrës ai thotë:

“Jo. Kam udhëtuar një javë më parë sepse kam pasur një dëmtim në kaviljen e djathtë dhe kam ardhur që të bëj rikuperimin në shtëpi dhe dje duke udhëtuar drejt Ballshit, sapo kam mbërritur kam ndjerë si shqetësim një temperaturë shumë të lehtë dhe shumë pak ethe. Kam pasur pak ftohtë natën dhe ja lash asaj. Dhe për siguri, edhe presidenti u tregua i gatshëm, e kapi situatën në kohë, bëra tamponin prita përgjigjen dhe dola pozitiv dhe nuk kështu nuk pata kontakt me asnjërin sepse presidenti e kapi në kohë”.

I pyetur se nga dyshon se mund të jetë prekur me Covid-19 ai shprehet se nuk e di se ku mund ta ketë marrë pasi ka respektuar me përpikmëri çdo rregull.

“Kjo është arsyeja se pse ju thash më parë do kisha dasht të bëja një test tjetër, sepse unë gjatë karantinës kam qenë shumë i rregullt, edhe në shtëpi kam ndenjtur dy javë pa asnjë kontakt të jashtëm, nuk e di se ku mund ta kem marrë”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...