Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Qatar Airways, “çelësi” i transferimit të Allan te PSG

PSG insiston për brazialianin Allan, ndërsa Napoli do të mendohet. Sipas medieve italiane, klubi më i madh francez ka ofruar 60 milionë euro për kartonin e futbollistit, por ç’është më e rëndësishmja, ka lindur ideja e përfshirjes në marrëveshje të një sponsorizimi nga Qatar Airways, që do ta çonte shumën e përfituar nga italianët mbi 100 milionë euro. Nga ana e francezëve, që i kanë ofruar lojtarit kontratë 4-vjeçare me një pagë 8 milionë euro në sezon, ka shumë optimizëm.

Pavarësisht rezistencës së deritanishme të presidentit De Laurentiis, partneriteti komercial duket se do ta zgjidhë nyjën për të shkuar drejt një marrëveshjeje përfundimtare, aq më tepër që edhe dëshira e brazilianit është të nisë një aventurë të re në kryeqytetin francez. Fakti që nga Spanja informojnë se Napoli ka gjetur gjuhën e përbashkët me Villarealin për blerjen e Fornals të bën të mendosh që drejtuesit e klubit italian i kanë marrë masat për largimin e Allan.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...