Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Që të mos e kthejmë në një luftë

Ajo çfarë bënë pas ndeshjes trajneri i Gjilanit – Ismet Munishi – dhe kryesia e tifozëve të organizuar të Gjilanit ishte për t’u duartrokitur. Trajneri, që jo rrallë prodhon polemika me statuset e tij, këtë radhë kishte një “mea culpa” ndaj ngjarjes, ndërkohë që kryesia e tifozëve dha dorëheqjen për mos menaxhimin e burimeve njerëzore të tribunës nga ku erdhi dhuna.

Dhe realisht e kanë bërë të ndjerë dhe jo, sepse ndoshta mund të humbasin në tavolinë. Ata pak a shumë pas këtij barazimi e kuptojnë që titulli është larg dhe Ballkani me meritë patjetër po shkon drejt trofeut. Gjilani prej vitesh jeton me futbollin dhe sidomos derbin me Dritën e ka shndërruar në një festë të vërtetë.

 

Të dy skuadrat kanë buxhete të larta, Gjilani po investon me miliona përtej mundësisë dhe nëpër shkallë ka një mesatare tifozësh që do e kish zili dhe ndonjë ekip elitar si Prishtina, përshembull. Kështu që e parë kështu s’do as mend as kalem që as në qytet e as në klub nuk i është bërë askujt qejfi për atë që ndodhi.

Ajo çka nuk kuptova ishte përse në festë e sipër duhet të rrahësh portierin kundërshtar. A nuk do mjaftonte portieri yt që shënoi golin e barazimit? Gjilan-Ballkani për kronike mbaroi 1-1. Në sekondat e fundit pas golit të barazimit të vendasve afro 100 tifozë kaluan tribunën dhe po festonin në fushë, teksa 2 prej tyre guxuan pa asnjë shkak të godisnin për rrahje portierin Frashëri. Ky i fundit nuk kish asnjë faj!

Pas asaj që ndodhi ka disa orë që sidomos në Facebook të gjithë po “rrahin” njëri tjetrin, madje tek tuk ka “vrasje”, “përdhunime” në distancë dhe puna ka shkuar deri aty sa të nxitur nga incidenti ka intelektualë të vetëshpallur apo historianë që po guxojnë të vënë përballë Gjilanin me Suharekën, kulturën, traditën, heronjtë, lufta e kushedi çdo lloj budallallëku që në Facebook shndërrohet në një rrezik kolektiv. Kishte madje dhe thirrje për hakmarrje.

Që të mos e shndërrojmë në një luftë duhet kuptuar se në epokën ku jetojmë veprimet individuale mbajnë përgjegjës të këtillë dhe jo kolektive. Për fat, si në Shqipëri dhe në Kosovë ka një ligj që parashikon arrestimin dhe burgosjen e atyre që prekin fushën, e madje ca më keq me disa vite në qeli e atyre që dhunojnë futbollistët.

Pamjet janë publike dhe autoritetet të bëjnë punën e tyre, punë e munguar në fakt që kur është vënë ligji dhe në Kosovë dhe në Shqipëri. Me zbatimin për mos respektimin e ligjit dhuna nuk do jetë më në fytyrën e Gjilanit ashtu sikundër Frashëri nuk është imazhi dhe Helena e Suharekës që e rrëmbeu Paridi dhe duhet të hakmerren.

Frashëri është djalë i fortë dhe do bëhet mirë për 2-3 ditë, por tani po më vjen keq shumë për drejtuesit, trajnerët dhe gjithë qytetarët e Gjilanit, pa ata dy që rrezikojnë burgun. Nuk kanë pse marrin përsipër një akt që as nuk e ideuan, as nuk e thërritën e as nuk e projektuan. Madje as nuk kanë ndërmend ta mbrojnë e justifikojnë si bëri Troja e lashtë me Paridin që i futi në luftë e që s’mori më vesh të parin e të dytin.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...