Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Qëndrimi im u keqinterpretua”, Lewandowski: Messi ishte i sinqertë, fjalët e tij më prekën

Një nga pjesët më pikante të këtij edicioni të Topit të Artë, ishte edhe fjalimi i fituesit Lionel Messi. Argjentinasi theksoi se trofeun prestigjioz e meritonte edhe Robert Lewandowski, sidomos për sezonin 2019-2020, ku sulmuesi fitoi edhe Champions League me Bayern Munich.

Por, duke komentuar deklaratën e Messit në një televizon polak, fjalët e Lewandowskit duket se janë keqkuptuar dhe shumë shpejt u përhap lajmi se 33-vjeçarit fjalët e Messit i ishin dukur të pasinqerta. Mirëpo, ka menduar vetë lojtari i Bayern për të sqaruar të gjithë situatën duke theksuar se “pleshti” kishte qenë i sinqertë në fjalët e tij dhe se ai madje ishte prekur nga ato që deklaroi Messi.

“Deklarata ime në një television polak është keqinterpretuar totalisht. Nuk e kam thënë kurrë se fjalët e Messit kanë qenë të pasinqerta, madje është krejtësisht e kundërta. Fjalimi i Messit ku theksonte se unë e meritoja Topin e Artë në vitin 2020 më preku shumë dhe më lumturoi. Unë thjesht kam thënë se do të doja që zëri i Messit të dëgjohej më shumë, ndërsa e vlerësoj dhe e respektoj shumë atë. Edhe njëherë dua ta uroj për trofeun e Topit të Artë”, u shpreh Lewandowski.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Itali

Me eliminimin nga Europa League në gjysmëfinale ndaj Romës, Milan mund ta konsideroje thuajse të mbyllur këtë sezon. Drejtuesit po mendojnë tashmë për merkaton...