Sipas lajmeve të fundit nga Turqia, Christian Atsu është gjetur në rrënoja dhe është dërguar në spital, për fatin e tij të mirë është jashtë rrezikut për jetën dhe ka shfaqur vetëm vështirësi në frymëmarrje si dhe lëndime në këmbë.
Ish-lojtari i Chelsea, Everton e Neëcastle në Premier League, Christian Atsu, qëndroi për orë të tëra nën rrënoja ndërsa së fundmi mësohet se është bërë i mundur shpëtimi i tij.
Lexo edhe
- Presidenti i Bayernit “i vërsulet” Neuerit: Zhgënjyese ajo që bëri
- Akuzat ndaj City-t/ Zbulimi i dokumenteve që çmontuan “universin” e sheikut Mansour
- Manchester United gati të thyejë rekordin për blerjen me të shtrenjtë në Premier League
Ndërkohë, për t’u theksuar është edhe fakti se dy lojtarë dhe dy pjesëtarë të Hatayspor u shpëtuan disa orë më parë nga operacionet e kërkim shpëtimit teksa edhe ata për fat ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Turqia është duke kaluar një situatë tejet të vështirë për shkak të tërmetit që tronditi vendin. Bëhej fjalë për një tërmet shkatërrimtar me magnitudë 7.8, teksa janë me mijëra personat që kanë humbur jetën ndërsa ende një pjesë e madhe janë nën rrënoja në pritje të operacionit të shpëtimit.
