Connect with us

Hi, what are you looking for?

Peshëngritje

Qerimaj para kampionatit Europian: Ta çojmë flamurin aty ku duhet, emocione se zhvillohet në Tiranë

Kampionati Europian i Peshëngritjes do të mbahet duke nisur nga data 27 maj në Tiranë, në një prej eventeve që ka pritshmëri maksimale, pasi bëhet fjalë për edicionin e 100-të. Për Supersport, peshëngritësi kuqezi Erkand Qerimaj tregon se puna ka nisur prej kohësh, për të regjistruar rezultate sa më të mira, e për të ngritur lart flamurin kuqezi, aq me tepër që do të garojnë në prani të tifozëve shqiptar.

“Përgatitjet vazhdojnë cdo ditë. Është një garë e fortë, pasi janë të gjtihë konkurrentët më të mirë nga Evropa. Synimi ynë është që të arrijmë zonën e medaljeve. Është një garë dhe nuk mund të japim deklarata më parë. Ne do të punojmë fort që të arrijmë një rezultat për veten, për familjen dhe për shqiptarët anë e mbanë që na ndjekin”.

Për Qerimajn është diçka emocionuese që ky eveniment kaq i rëndësishëm do të zhvillohet në kryeqytetin e Shqipërsë. Sportisti kuqezi tregon se një ngjarje e tillë ndikon dhe në imazhin e vendit, çka sjell shumë benefite të tjera.

“Është aktiviteti më i madh evropian dhe normalisht është emocionuese që zhvillohet në Tiranë. Është diçka shumë e bukur, pasi do të ketë shumë sportistë nga Evropa. Është një mundësi e mirë dhe për të gjithë turistët, pasi ndikon në imazhin e vendit tonë”.

Krahas emocioneve që sjell garimi në shtëpi, Qerimaj tregon se është më i motivuar se kurrë për t’i sjellë një tjetër medalje Shqipërisë e për të vijuar paraqitjet e mira në arenën ndërkombëtare.

Është emocionuese por për një sportist si mua që kam marrë pjesë në shumë evenimente dhe i kam prekur të gjitha aktivitet është një garë e veçantë dhe shpresojmë që të organizohet objektivi dhe të çojmë flamurin aty ku duhet. Ajo do të jetë gjëja më e bukur”.

Qerimaj do të garojë në peshën deri në 73 kilogram, ku do të ketë përballë dhe Briken Caljan.

 

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...