Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Qerimaj shpallet kampion Europe, Briken Çalja dëmtohet dhe dështon

Peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj është shpallur kampion i Europës në stilin e shkëputjes, pasi arriti të ngrejë 150 kilogramë.

Pas Evangjelia Veli, një tjetër sukses u regjistrua në radhët e peshëngritësve shqiptarë, Erkand Qerimaj u shpall kampion Europe në shkëputje. Shkodrani ngriti në baterinë B 150 kg, më shumë se kushdo tjetër. Edhe konkurrentët e tjerë që arritën të ngrënë 150 kg e bënë këtë zgjedhje pas Erkandit dhe për rrjedhojë fiton sportisti kuqezi. Medalje argjendi shkoi për Asanidze që ngriti po 150 kg, ndërsa në vendin e tretë u rendit turku Ozbek me 149 kg.

Në orën 20:45 zbriti në pedanë sportisti shqiptar Briken Calja që dështoi në të treja tentativat. Fillimisht shqiptari tentoi të ngrejë 150 kg, por nuk ia del dot pasi ndjen dhimbje në krah. Edhe në provën e dytë, historia është e njëjtë pasi dhimbja nuk e lejonë të ngrejë 151 kg. E njëjta gjë ndodhi në provën e tretë Calja nuk ia doli të çonte lartë shtangën

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...