Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Qershori kuqezi, nuk është çështje lodhjeje

Qershori është një muaj në të cilin Shqipëria tradicionalisht nuk ka entuziazmuar në fushë. Fundi i sezonit, lodhja e lojtarëve, momenti për të bërë pak pushime të merituara në mënyrë që të rikuperohen energjitë për edicionin e ri. Të gjitha këto janë arsye për të mos u paraqitur në nivelin e duhur, megjithatë nuk duhet të shërbejnë si justifikim. Aq më tepër pas dy performancave të dobëta të Kombëtares në testet me Kosovën dhe Ukrainën.

Të përdorësh vetëm argumentin e lodhjes do të ishte e pavend. Kjo edhe për faktin se në vitet e fundit, në këtë periudhë Shqipëria ka regjistruar disa rezultate të rëndësishme. Nga fitorja e paprecedentë 1-0 ndaj Francës, në miqësoren e luajtur në “Elbasan Arena” në vitin 2015, ku vendosi goli i Ergys Kaçes.

Për të vijuar me pjesëmarrjen historike në Kampionatin Europian Francë 2016, ku humbjet me Zvicrën dhe Francën u shoqëruan nga suksesi ndaj Rumanisë, me paraqitje me të cilat në tërësi kuqezinjtë meritonin më tepër dhe shpresuan deri në fund te kalimi i grupit.

Suksesi më i fundit gjatë muajit qershor ishte ai 3-0 në fushën e Izraelit, në vitin 2017 gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës. Një paraqitje mjaft e mirë e Shqipërisë, që shërbeu si hakmarrje për humbjen mes polemikave dhe episodeve të diskutueshëm në shtëpi. Ajo ishte edhe ndeshja në të cilën Gianni De Biasi mbylli aventurën e tij në stolin e Kombëtares.

Të gjithë, precedentë se askush, nga trajneri deri te lojtarët nuk mund të fshihen pas justifikimit të lodhjes pas një sezoni të gjatë. Ajo që nevojitet tani është marrja e përgjegjësive. Liga e Kombeve nis shumë shpejt dhe duhen nxjerrë mësime, për të evituar që turneu i cili vlerësohej si një mundësi e shkëlqyer për një biletë në Euro 2020 të mos kthehet në makth.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...