Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Qesh me ata që kritikojnë CR7! Tërheqja? Do mbeteshin vetëm tre futbollistë… “

Gaston Ramirez nuk arrin t’i kuptojë kritikat ndaj Cristiano Ronaldos, sidomos nga ish-shokë apo kundërshtarë të sulmuesit portugez. Fantazisti uruguaian, i cili provoi disa aventura në Serie A dhe Premier League, ka veshur 43 herë fanellën e kombëtares latine.

31-vjeçari ishte pjesë e Uruguait në Botërorin Brazil 2014. Në nëntor firmosi me Entelën, duke u kthyer në futbollistin e parë që ka luajtur në një Kupë Bote që aktivizohet në Serie C. Në lidhje me momentin e vështirë të CR7, Ramirez shprehet:

Më bëjnë të qesh ish-futbollistët që sot masakrojnë Cristiano Ronaldon. Duke marrë parasysh gjithçka që ai përfaqëson në futboll për atë që ka bërë me Manchester United, Realin dhe Juventusin, unë mendoj se Cristiano nuk po respektohet aspak.

Ai është lojtari i dytë më i mirë në historinë e futbollit sipas mendimit tim. Nëse kërkojmë që të tërhiqet nga futbolli pasi nuk bën më për nivele të larta, atëherë nuk duhet të luajmë më futboll. Do të mbeteshin vetëm Messi, Mbappe, Neymar dhe pak lojtarë të tjerë aktiv”, deklaron Ramirez.

Uruguai dhe Portugalia janë pjesë e grupit H në Katar 2022, bashkë me Ganën dhe Korenë e Jugut. Uruguai luan takimin e parë ndaj kombëtares aziatike të enjten e 24 nëntorit, sfidë që fillon prej orës 14:00.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...

Francë

Transferimi i Xhuliano Skukës te Metz ishte padyshim më i bujshmi i këtyre viteve të fundit. Më i shtrenjti në historinë e kampionatit shqiptar....