Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Qetësohet Pioli, kapiteni gati për “finalet” me Juven dhe Interin

Milan do të përballet sot në “San Siro” kundër Spezias (18:30), me objektivin për të arritur fitoren e katërt radhazi në kampionat.

Stefano Pioli ka marrë një lajm të mirë ditën e sotme. Alessio Romagnoli ka kaluar koronavirusin, duke rezultuar negativ në tamponin e fundit.

Kapiteni është shëruar dhe nesër do t’i bashkohet skuadrës në stërvitje. Pas Spezias, Milani luan me Juventusin dhe derbin me Interin.

27-vjeçari do të jetë i gatshëm për këto dy takime tepër të rëndësishme për objektivin titull të kuqezinjve.

Pioli po përballet me vështirësi në repartin defensiv, aty ku mungojnë Simon Kjaer dhe Fikayo Tomori për shkaqe dëmtimesh.

Rikthimi i Romagnolit qetëson trajnerin e Milanit, i cili shpreson të ketë sa më shpejt në dispozicion edhe anglezin Tomori.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...