Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Qetëson trajneri i Wolves: Rui Patricio është mirë, mban mend çfarë ndodhi

Liverpooli fitoi minimalisht ndaj Wolves me gol të Diogo Jotas në javën e 29-të të Premier Leagues, duke lënë pas dy humbjet radhazi përballë Fulhamit dhe Chelsea-t, por përtej suksesit të “The Reds”, në “Molineux” u përjetuan momente frike për jetën e portierit të “Ujqërve”, Rui Patricio. “Gardiani” portugez u përplas me shokun e skuadrës, Conor Coady, në minutën e 87-të, duke mbetur pa ndenja në tokë. Portieri i përfaqësueses së Portugalisë mori ndihmën e stafit mjekësor për rreth 10 minuta, për t’u shoqëruar më pas me barrelë për një trajtim të specializuar.

Trajneri i Wolves, Nuno Espirito Santo, qetësoi opinionin sportiv pas ndeshjes teksa sqaroi se “ai është në rregull, i vetëdijshëm dhe e mban mend se çfarë i ndodhi. Mjeku thotë se është mirë”.

Shqetësimi ishte i kuptueshëm, nëse i referohesh dëmtimit të sulmuesit të Wolves, Raul Jimenez, i cili pësoi frakturë në kafkë pas përplasjes me David Luiz të Arsenalit në përballjen e muajit nëntor.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...