Premier League

Qeveria Britanike arrin marrëveshjen me Abramovichin, së shpejti Chelsea zyrtarisht me pronarë të rinj

Pas disa javësh pasigurie për të ardhmen e Chelsea-t, qeveria britanike ka rënë dakord me ish-pronarin e saj, manjatin rus, Roman Abramovich, mbi kushtet ligjore për shitjen e ekipit, i cili do të kalojë në duart e biznesmenit amerikan Todd Boehly.

Gjatë dy dekadave të fundit, Abramovich financoi Chelsea-n me më shumë se 2 miliardë euro dhe pavarësisht se ish-pronari kishte informuar se nuk do të kërkonte shlyerjen e borxhit, në kabinetin e Boris Johnson kishte shqetësime dhe frikë se manjati rus nuk do ta mbante premtimin për të hequr dorë nga borxhet që i duheshin shlyer.

Megjithatë, sipas të njëjtave informacione nga “Sky”, Abramovich dhe këshilltarët e tij janë të bindur se propozimi i tyre i fundit për shitjen e klubit do të pranohet nga Downing Street. Një hap shumë domethënës sepse qeveria ishte pengesa e fundit për shitjen e Chelsea-t, operacion që e kishte dritën jeshile nga Premier League.

Para se të blinte ekipin anglez, Boehly duhej të kalonte “testin e pronarëve dhe drejtorëve”, një test që u bëhet pronarëve të rinj, në të cilin liga angleze analizon nëse kandidati për të blerë një klub ka ndonjë pengesë ligjore për bërë këtë.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency