Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Qeveria Britanike ndez dritën jeshile: Futbolli të rinisë në qershor

Ministrat e qeverisë britanike i kanë hapur rrugën aksionit të Premier League-s për të rinisur sezonin në muajin në qershor, pas mbylljes prej Koronavirusit dy muaj më parë. Gjithsesi, një vendim përfundimtar do të merret vetëm nëse autoritetet do të jenë në gjendje të garantojnë sigurinë e lojtarëve, trajnerëve dhe stafit.

I gjithë futbolli në Mbretërinë e Bashkuar është shtyrë që nga 13 marsi për shkak të pandemisë, që deri tani ka marrë më shumë se 31 000 jetë në Ishull.

Sidoqoftë, pas një raundi takimesh me Sekretarin e Shtetit për Kulturë, Media dhe Sport, Oliver Dowden, autoritetet e futbollit tani mund të ecin përpara me planet për Rinisjen e Projektit. Dowden, në lidhje me datën e rinisjes tha: “Takimi i sotëm ishte pozitiv, unë prita autoritetet e futbollit dhe i përkraha në planin për rifillimin e garave profesionale në Angli. Të gjithë jemi pajtuar që do të ecim përpara vetëm nëse është e sigurt dhe për ta bërë këtë dhe së pari renditet shëndeti dhe mirëqenia e lojtarëve, trajnerëve dhe stafit. Qeveria po hap derën që futbolli të kthehet i sigurt në qershor.

Në plan duhet të përfshihet zgjerimi i aksesit për tifozët për të pare ndeshjet drejtpërdrejt. Tani u takon autoriteteve të futbollit të bien dakord dhe të përfundojnë detajet e planit të tyre dhe ka një vullnet të mirë të kombinuar për ta arritur këtë për tifozët, komunitetin e futbollit dhe kombin si një i tërë. Qeveria dhe ekspertët tanë mjekësorë do të vazhdojnë të ofrojnë udhëzime përpara çdo vendimi përfundimtar që do t’i vinte në veprim këto plane”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...