Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Qeveria e Kosovës, 500 mijë euro shpërblim “Dardanëve”

Kualifikimi i “Dardanëve” në Play Off-in e Nations League mbush “xhepat” e pjesëtarëve të përfaqësues së Kosovës. Qeveria e Kosovës ka vendosur i akordojë skuadrës 500 mijë euro, si shpërblim për këtë arritje historike.

Kualifikimin për kalimin nga Liga D në Ligën C, Kosova e siguroi pas fitores kundër Azerbajxhanit, të martën në Prishtinë, me rezultat 4-0.

Propozimin për dhënien e këtij shpërblimi e bëri ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Ai, përmes rrjetit social Facebook, tha se ndarja e këtyre mjeteve financiare është shenjë përkrahjeje për pjesëtarët e Kombëtares në futboll “që kanë shkëlqyer në të gjitha lojërat që janë zhvilluar në grupin D”.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...