Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Qeveria japoneze hedh poshtë lajmin e “The Times” për anulimin e Olimpiadës

Qeveria Japoneze ka mohuar lajmet e shpërndara në orët e fundit në lidhje me një vendim të marrë nga ekzekutivi nipon për të anuluar Lojërat Olimpike të Tokios këtë verë për shkak të pandemisë së Koronavirusit dhe mundësinë për organizimin e Lojërave në vitin 2032. Gazeta britanike “The Times”, e cila citon një zyrtar të qeverisë japoneze, shkroi për një marrëveshje të nënkuptuar mbi pamundësinë e organizimit të Lojërave Olimpike këtë verë, duke shpjeguar se qëllimi tani është “të përpiqesh të shpëtosh fytyrën”.

“Ne dëshirojmë të hedhim poshtë çdo hamendje të rindërtuar në artikull,” – tha nënkryetari i kabinetit japonez, Manabu Sakai në një konferencë, duke shtuar se në dritën e asaj që po ndodh globalisht për shkak të pandemisë, qeveria do të duhet të marrë një vendim së shpejti. – “Deri atëherë ne mbetemi të vendosur për të bërë atë që është në fuqinë tonë dhe për të ecur përpara me organizimin e Lojërave,” – vazhdoi Sakai.

Të njëjtën ditë, gjatë seancës parlamentare, kryeministri Yoshihide Suga tha se qeveria po konsideron masa të veçanta anti-COVID, për të pritur Olimpiadën me një nivel të besueshëm sigurie. Dje, në një intervistë me agjencinë Kyodo, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, siguroi se Lojërat do të mbahen dhe aktualisht nuk ka asnjë plan B, por duke mos përjashtuar mundësinë e uljes së numrit të spektatorëve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...