Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Qeveria japoneze ndalon tifozët e huaj për Lojërat Olimpike

Lojërat Olimpike dhe Para-Olimpike, të parashikuara për t’u mbajtur në Tokio këtë verë, pritet të zhvillohen pa praninë e tifozëve të huaj. Lajmin e jep një agjenci e njohur lajmesh në Japoni, që citon burime brenda qeverisë dhe komitetit organizativ.

Situata e krijuar nga koronavirusi dhe frika se ardhja e njerëzve nga vende të ndryshme të botës do të shtojë edhe më shumë numrin e të prekurve e madje mund të nxjerrë nga kontrolli situatën, ka detyruar qeverinë japoneze të marrë këtë vendim.

Në ditët e ardhshme pritet një tjetër takim mes organizatorëve të Lojërave Olimpike e atyre Para-Olimpike, ku do të diskutohet edhe vendimi, që pritet të komunikohet zyrtarisht në fund të këtij muaji.

Lojërat Olimpike të Tokios duhej të mbaheshin verën e kaluar, por u shtynë për shkak të koronavirusit, ndërsa këtë verë pritet që në impiantet sportive të ketë vetëm tifozë japonezë.

Kjo do të ulte jo pak të ardhurat që qeveria japoneze kishte parashikuar të përfitonte nga ky event, megjithatë rreziku i përhapjes më të madhe të koronavirusit, duket se ka justifikuar këtë vendim.

Lojërat Olimpike të Tokios do të zhvillohen nga data 23 korrik deri më 8 gusht, ndërsa ato Para-Olimpike do të startojnë më 24 gusht dhe do të zgjasin deri më 5 shtator.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...