Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Qindra egjiptianë dynden në vilën e Salah në Kairo

Paraqitja nën pritshmëritë në “Rusi 2018” dhe eliminimi i Egjiptit që në fazën e grupeve, ku nuk grumbulloi asnjë pikë, nuk e cënoi aspak famën e Muhamed Salah në atdheun e tij.

Sulmuesi i Liverpoolit, pas largimit nga Rusia, vendosi të kalojë disa ditë pushime në vilën e tij në Kairo, por dikush shpërndau këtë detaj dhe adresën e saktë në internet.

Kjo bëri që brenda pak minutash, në oborrin e vilës së Salah të mblidhen disa qindra tifozë, të cilët u shpërndanë më pas vetëm me ndërhyrjen e policisë lokale.

Gjithsesi ylli egjiptian zgjodhi t’i respektojë dhe të dalë jashtë, ku nuk refuzoi kërkesat për fotografi dhe autografe nga adhuruesit e tij.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...