Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Qormeteti, tregon sekretet e suksesit të tij

Ai është padyshim menaxheri më i suksesshëm shqiptar në tregun e futbollistëve. Quhet Shkumbin Qormemeti dhe falë punës dhe menaxhimit të shkëlqyer  ai është sot agjenti 180 futbollistëve shqiptarë dhe të huaj të cilët menaxhohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga 36-vjecari nga Dibra e Madhe, ndërsa është përfshirë edhe në shumë transferime të tjera. Tregu i tij i preferuar ai rus sepse lidhjet më të fortë Shkumbin Qormemeti i ka me Premier Leaguen e këtij vendi dhe ka qenë pikërisht ai që ka bërë të mundur kalimet e Bekim Balajt, Odise Roshit dhe Bernard Berishës te klubi cecen i Akhmat Grozny-it, ish Terek Grozny. Falë raportit shumë të mirë që ka me presidentin e Skënderbeut Ardian Takaj dhe drejtorin sportiv Haris Fakic, Qormemeti ka arritur të realizojë tre shitje rekord që i kanë dhënë një tjetër dimension futbollit shqiptar edhe në aspektin e shitblerjes së futbollistëve. I pari ishte Peter Olayinka që kaloi për rreth 1,1 milionë Euro te Genti në Belgjikë, i dyti Bernard  Berisha që u transferua për 600 mijë te Anzhi në Rusi dhe i fundit është Liridon Latifi që pas pak ditësh do të zyrtarizohet si blerja më e re e skuadrës hungareze të Puskas Akademy për gati 1 milionë Euro, pa harruar këtu talentin Agim Zeka i cili falë Qormemetit dhe lidhjeve të forta të tij la Skënderbeun për të kaluar te Lille në Francë për 300 mijë Euro të cilat përfunduan në arkat e korcarëve. Menaxheri i famshëm shqiptar është agjenti edhe disa futbollistëve shumë të njohur dhe transferimi më i shtrenjtë i tij deri më sot është kalimi mbrojtësit nga Angola Bastos, nga Rostovi te Lazio për rreth 6 milionë Euro. Ai e ka krijuar tashmë emrin e tij si një menaxher në peshë në botën e futbollit, si Qormemeti arriti të jetë ky që është sot. Në një lidhje direkte nga jugu i Shqipërisë me emisonin Zona Gol në Supersport, Qormemeti tregoi disa nga sekretet e karrierës së tij të suksesshme. Transferimi i parë është ai që nuk harrohet asnjëherë dhe 36-vjecari gjithmonë do ta mbajë mend kalimin e Ardjan Nuhiut në Iran.

Tranferimi më i fundit i një lojtari shqiptar në një kampionat tjetër që ka realizuar Qormemeti është ai i Liridon Latifit. Vetë menaxheri konfirmoi se marrëveshja është mbyllur dhe 23-vjecari është shitur te hungrezët e Puskas Akademy për 1 milionë Euro. Sipas Qormemetit pasaporta shqiptare i penalizon jo pak futbollistët që luajnë në Superiore, pasi me talentin që zotërojnë lojtarë si Latifi nëse do të ishte pjesë e klubeve të kampionateve të tjera në Europë do ta kishin vlerën shumë herë më të lartë.

Kategoria Superiore ka shumë talente sipas Qormemetit i cili përmendi disa emra të spikatur nga kampionati shqiptar përfshirë këtu edhe dy talentet e Luftëtarit Bregu e Abazaj të cilët në të ardhmen mund të transferohen për shifra të larta në kampionate të huaja. Megjithatë talenti nuk mjafton sepse sipas menaxherit është puna ajo që bën një futbollist akoma më të mirë sesa është, dhe në formimin e tij puna zë 80% në këndvështrimin e Qormemetit. Por me shitjet e futbollistëve nga kampionati shqiptar në ligat më të rëndësishme europiane që tashmë janë bërë më të shpeshta, të gjithë janë në pritje që edhe një trajner shqiptar të drejtojë në një kampionat të huaj. Për Qormemetin Shqipëria ka trajnerë shumë të mirë por në tregun rus me të cilin ai është i lidhur më shumë problemi i vetëm për teknikët shqiptarë është gjuha.

Vëmendjen nga akademitë. Qormemeti u bëri thirrje presidentëve të klubeve shqiptare ti kushtojnë shumë vëmendje skuadrave të të rinjëve pasi vetëm kështu mund të marrin frytet e investimit të madh që po bëjnë në futbollin shqiptar.

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...