Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Quagliarella i rinuar, ka shënuar sa Ronaldo në Serinë A

Fabio Quagliarella nuk plaket kurrë. Në moshën 36-vjeçare sulmuesi italian garon kokë më kokë me Cristiano Ronaldon për titullin e golashënuesit më të mirë të Serisë A në këtë sezon. Të dy kanë shënuar nga 19 gola, por portugezi ka mundësi të shkëputet, pasi në mbrëmje luhet Napoli-Juventus.

Në sfidën ndaj SPAL-t në transfertë realizoi dy gola për Sampdorian, që mjaftuan për të marrë tri pikë shumë të rëndësishme për zonën europiane, pasi vendasit nuk arritën t’i përmbysnin shifrat, duke shënuar vetëm një gol.

Që në minutën e katërt Qaugliarella shtangu me një gjysmëkthesë portierin Viviano, ndërsa 7 minuta më vonë kërceu bukur më kokë për golin e dytë personal.

SPAL-i, pavarësisht dëshirës për të kthyer rrjedhën e ndeshjes, arriti të shënonte vetëm një gol nga Kurtic në kohën shtesë, finalizim që vlejti vetëm për statistikë.

Sfida mes Genoas dhe Frosinones përfundoi në barazim pa gol, ndërsa Udinese fitoi 2-1 me Bolognan.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...