Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Ra në Ligën C, Armenia mbyll bashkëpunimin me trajnerin e njohur spanjoll

Joaquin Caparrós largohet nga drejtimi i Armenisë. Federata Armene e Futbollit ka njoftuar se pas takimit të zhvilluar mes presidentit Armen Melikbekyan dhe 66-vjeçarit është vendosur me konsensus që të ndërpritet bashkëpunimi. Edhe pse e nisi fushatën eliminatore të Nations League me fitore (1-0) ndaj Irlandës, Armenia nën drejtimin e Caparros pësoi pesë humbje radhazi që rrjedhimisht e renditën në vendin e fundit dhe e zbritën në Ligën C.

Tashmë Caparros, një emër me shumë përvojë sidomos në kampionatin spanjoll, është trajner i lirë dhe mund të jetë alternative e besueshme për klubet që janë në situatë të vështirë dhe duan të ndryshojnë stafin teknik.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...