Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Rabiot-PSG “thyerje” totale, futbollisti largohet që në janar

Kontrata e mesfushorit Adrien Rabiot me klubin francez të Paris Saint Germain, përfundon në muajin qershor të këtij viti dhe futbollisti ka filluar të bëjë valixhet gati, por largimi i tij mund të përshpejtohet për shkak të episodeve të fundit.

Francezi është paraqitur me vonesë në një nga seancat stërvitore të javës së kaluar dhe si ndëshkim, trajneri Thomas Tuchel ka vendosur të mos e grumbullojë për transfertën ndaj Bordeaux, që u zhvillua mbrëmjen e të dielës.

Thyerja mes palëve ekziston prej disa muajsh, aq sa tashmë janë mbyllur të gjitha rrugët për një rinovim të mundshëm, por episodet e fundit i kanë bindur drejtuesit e klubit parizien, që ta largojnë futbollistin që në muajin janar, për të përfituar sadopak.

Në pole për shërbimet e tij është Barcelona, por interes të fortë kanë shprehur edhe klube si Juventusi e Interi, gjithsesi klubi i PSG-së është në pritje të ofertave tashmë, për të larguar lojtarin që në merkaton e dimrit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...