Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Rabiot: Spanja një ekip i kompletuar, por ne duam të shkojmë në Berlin

Franca ka hyrë në ethet e fundit në prag të sfidës gjysmëfinale përballë Spanjës, me dy herë kampionët e botës që kërkojnë të rikthehen në finale pas tetë vitesh.

Përpara ndeshjes me iberikët ka folur edhe Adrien Rabiot me mesfushorin që thekson se e vlerësojnë në maksimum Spanjën, por janë gati për këtë betejë.

Lexo edhe:

“Ne e kemi vlerësuar këtë ndeshje, jemi në gjysmëfinale dhe kjo është e rëndësishme, por nuk duam të ndalemi këtu. Forca e Spanjës? Jemi të gjithë të vetëdijshëm që ata janë një skuadër e fortë dhe që ka treguar një futboll shumë cilësor. Spanja është një ekip i kompletuar, por gjithashtu edhe ata kanë pika të dobëta. Ne kemi besim dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Ndryshimet në formacion? Është disi e komplikuar, në orët e fundit ka pasur shumë lajme dhe kjo nuk i bënë mirë ekipit. Unë jam i bindur se të gjithë janë gati për këtë ndeshje, jemi profesionistë dhe dimë të përshtatemi, ndaj do të zbresim në fushë vetëm për ta fituar këtë duel dhe për të shkuar në Berlin” – përfundoi Rabiot.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...