Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Racic-Plaku, “vera e vjetër” në sulmin e Kamzës

Një e djathtë fluturimthi, që vlen fitoren e 6-të sezonale për Kamzën. Ka klas dhe instikt bomberi në atë njëtakimsh të Stevan Racic. Pa dyshim meritë e tij, por edhe e Sebino Plakut, që Kamza sot numëron 6 fitore, po aq sa Kukësi i ndërtuar për objektivin titull. Të dy përbëjnë një nga dyshet më profilike të kampionatit me nga 5 gola për kokë, një thesar i vërtetë për Kamzën, që falë programimit dhe një projekti të ndërtuar me shumë kujdes mund t’i gëzohet një çifti sulmuesish që mund t’ia kenë zili dhe skuadra si Partizani apo Skënderbeu, ku golat i kanë shënuar më së shumti mesfushorët. Të dy ishin aty gjatë verës, Racic i konfirmuar me vlerat e tij që para disa sezonesh te Partizani, Plaku i snobuar dhe si një i divorcuar, që ishte i detyruar të jetonte në një shtëpi gjatë verës te Skënderbeu, edhe pse shënoi dy gola me peshë në kualifikimin e korcarëve në grupet e Europa League. Te Kamza e kishin piketuar thuajse një muaj para atij largimit të paralajmëruar. Nuk janë vetëm ata, Racic dhe Plaku, pasi në skuadrën e Ndreut ajo që spikat është forca e një grupi komapkt dhe cinik, efikas në maksimum, ku 13 gola të shënuar përkthehen në 23 pikë si askush tjetër në kampionat, por ajo saktësi kirurgjikale para portës është pikërisht e dy sulmuesve, Racic dhe Plaku, që më këtë ecuri projektohen drejt numrave dyshifrorë të finalizimit në këtë kampionat. Meritë pa dyshim dhe e Ndreut dhe drejtuesve të Kamzës, që në një kohë kur skuadrat e tjera rendnin pas emrave premtues me kontrata milionere, te Kamza vendosën të vinin bast më të sigurt, dy futbollistë që e njohin kampionatit dhe dinë si të japin më të mirën, një bast qartësisht i fituar dhe që i shumëfishohen vlerat akoma më tepër nëse kujton emra si Alijev, Çani apo Nespor.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...