Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Racizmi ndaj lojtarëve me ngjyrë, trajneri francez jep dorëheqjen

Alan Pardew ka dhënë dorëheqjen nga CSKA Sofia për shkak të racizmit të tifozëve të skuadrës bullgare. Ish-trajneri i Newcastle dhe West Ham fajësoi një grup tifozësh për largimin e tij.

60-vjeçari mori drejtimin e skuadrës bullgare në prill të këtij viti, pasi ishte drejtor teknik që nga nëntori i 2020-ës. Siç duket periudha e tij te CSKA Sofia ka marrë fund pas incidente të ndodhura në ndeshjen kundër Botev Plovdiv më 19 maj.

Pardew lajmëroi largimin përmes një postimi në faqen e klubit, ku thuhet: “Së pari dua të falenderoj të gjithë tifozët e vërtetë të CSKA për mbështetjen dhe pasionin e tyre për klubin. Ishte një privilegj për mua të isha pjesë dhe t’i shërbeja këtij klubi! Fatkeqësisht koha ime këtu ka mbarua! Ngjarjet para dhe pas ndeshjes me Botevin nuk ishin të pranueshme për mua, as për ndihmësin tim Alex Dyer, as për lojtarët tanë. Arsyeja pse askush nuk dha një intervistë pas takimit ishte se të gjithë ishim shumë të indinjuar nga përshkallëzimi i situatës. Lojtarët tanë vendosën të luajnë vetëm për besnikëri dhe për të mbrojtur klubin. Grupi i tifozëve racist që u përpoqën të sabotonin këtë ndeshje nuk është ajo që unë dua ta drejtoja dhe ta përfaqësojë skuadrën. Patjetër që kjo nuk është rruga e duhur për të mirë CSKA-së, sepse një klub i tillë meriton shumë më tepër.”

Kjo ndodhi sepse tifozët e CSKA Sofia dyshohet se kanë sulmuar lojtarët e tyre në ndeshjen kundër Botev Plovdiv.

Katër lojtarëve me ngjyrë të skuadrës u janë hedhur banane para ndeshjes. Lojtarët e CSKA fillimisht refuzuan të dilnin në fushë, por në fund dolën vetëm për të respektuar ndeshjen.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...