Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Radamel Falcao historik, 100 ndeshje me Kolumbinë, ja lojtarët me më shumë paraqitje

Radamel Falcao vazhdon të thyejë rekorde kur vesh fanellën e Kolumbisë. Dje, në fitoren ndaj Guatemalës (4-1), sulmuesi aktual i Rayo Vallecanos arriti numrin e 100 ndeshjeve me përfaqësuesen kolumbiane, duke qenë golashënuesi më i mirë në histori, që kur debutoi në vitin 2007 në një ndeshje miqësore kundër Uruguait (1-3). Që atëherë, Falcao ka luajtur një “shekull” ndeshje për Kolumbinë, duke fituar besimin e deri tetë trajnerëve të kombëtares.

Në ato 100 ndeshje, Falcao ka shënuar 35 gola, duke qenë ai që ka shënuar më shumë me kombëtaren. Përveç kësaj, ai është edhe golashënuesi më i mirë në kualifikueset e Kupës së Botës me 13 gola.

Pavarësisht se është shpallur si sulmuesi më i mirë në historinë e Kolumbisë, Falcao nuk ka pasur shumë fat në Kupat e Botës. Momenti i tij më tragjik ndodhi në vitin 2014, kur nuk mundi të merrte pjesë në takimin në Brazilin për shkak të një dëmtimi të rëndë. Edhe pse ai moment ishte më i miri i karrierës së tij, Falcao nuk u dorëzua dhe u thirr për të luajtur Botërorin “Rusi 2018”, ku mundi të shënonte golin e tij të parë dhe të vetëm në Kupën e Botës në fitoren kundër Polonisë (3-0).

 

Lojtarët me më shumë paraqitje te Kolumbia:

David Ospina – 125 ndeshje

Juan Cuadrado – 112 ndeshje

Carlos Valderrama – 111 ndeshje

Mario Yepes – 102 ndeshje

Leonel Alvarez – 101 ndeshje

Radamel Falcao – 100 ndeshje

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...