Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Radamel Falcao i vetofrohet Realit të Madridit

Surpriza më e madhe në vitit në futboll francez është pa dyshim Monaco, që pas disa sezoneve të mrekullueshme, ku kulmin e pati me titullin kampion dhe arritjen deri në gjysmëfinale të Championsit, tashmë po përjeton një makth të vërtetë.

Skuadra e drejtuar nga Tierry Henry (mori këtë post pas largimit të Jardim) po kalon një krizë që nuk kuptohet se ku e ka fundin. Mban vendin e fundit si në Ligue 1 edhe në grupet e Championsit. Skuadra nga Principata nuk fiton një ndeshje që nga 11 gushti. Një situatë vërtet e rëndë e që është bërë e padurueshme për Radamel Falcaon, i cili dëshiron të ndryshojë ambient duke iu ofruar Realit të Madridit.

Sikurse raportojnë mediat spanjolle, sulmuesi kolumbian, kapiteni historik dhe “bomber” i Monacos, është i disponueshëm për t’u zhvendosur në “Bernabeu”, duke parë se “Los Blancos” janë në kërkim të një njeri-gol, pasi e shohin të pamundur arritjen tek Icardi, Lewandowski apo Harry Kane.

Drejtuesit e Realit e po e vlerësojnë këtë mundësi, aq më tepër që e ka admiruar prej kohës “El Tigren”. Falcao është 33-vjeç dhe ka shënuar vetëm 4 gola në këtë sezon. Në marrëveshja arrihet, do të kemi të bëjmë me një rikthim në Madrid, duke qenë së më parë ka veshur fanellën e Atleticos.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...