Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Radha e Teutës, Laçit dhe Kukësit, kualifikimi nuk është utopi

Pas Partizanit, që dhuroi një paraqitje premtuese në sfidën e parë të Champisn League ndaj skuadrës kampione të Azerbaixhanit, Qarabag, sot edhe radha e Teutës, Laçit dhe Kukësit, për të tentuar një rezultat pozitiv në raundin e parë të Europa League.

Ta parët zbresin në fushë “Djemtë e Detit”, në orën 16:45, në fushën e Ventspils të Letonisë. Në fakt, skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi është konsideruar me fat kur u hodh shorti, megjithatë se sa “bujare” janë treguar goglat këtë do ta tregojë vetëm fusha e blertë. Teuta vjen me disa ndryshime të rëndësishme nga sezoni i kaluar, por sulmi gjithsesi do t’i besohet Tomislav Busicit, që duhet të tregojë se dështimi për të spikatur me gola gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar i faturohet përshtatjes së vonë.

Në orën 17:30, në stadiumin e Laçit, do të nisë takimi Laçi Hapoel Beer Sheva, një sfidë mes të pabarabartësh nëse i referohesh cilësisë së lojtarëve të të dyja skuadrave dhe buxhetit të tyre, por në futboll diferencën e bën impenjimi dhe dëshira për të arritur tek fitorja. Kurbinasit ishin të pafat në short, pasi u vunë përballë një skuadre shumë të fortë, që ka luajtur në grupet e Europa Leagues, ku ka mundur edhe Interin. Gjithsesi, nuk duhet harruar fakti se Laçi është tashmë një eksperiencë në kupat e Europës dje di të bëjë surprizë, sikurse ndodhi me eliminimin e Anorthosis Famagustas sezonin e kaluar.

Skuadra e fundit e Superiores që zbret në fushë këtë të enjte është Kukësi, që luan në transfertë me Debrecenin në orën 19:00. Edhe për verilindorët shorti ka rezultuar i vështirë, megjithatë skuadra e Ernest Gjokës ka udhëtuar drejt Hungarisë me besimin se mund t’ia dalë mbanë të shkëpusë një rezultat pozitiv në takimin e parë. Kukësi ka ruajtur përgjithësisht bërthamën e skuadrës që mbylli sezonin, por ka humbur Melon (Partizani) apo Reginaldon (Shaktjor Karagandi, Kazakistan), që kanë qenë pjesë shumë të rëndësishme të formacionit. Mungojnë afrimet e mëdha, por me lojtarë të tillë me eksperiencë si Valdet Rama apo Vasil Shkurtaj, pa lënë mënjanë Rrumbullakun, Cuculin apo kapitenin Musolli, çdo gjë është e mundur.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...