Serie A

Radja Nainggolan drejt Interit, Monchi do dy të rinj zikaltër

Drejtuesit e Romës tashmë duket se janë bindur për t’i hapur rrugë kalimit të Radja Nainggolanit tek Interi. Zikaltrit janë të gatshëm që të përfshijnë në marrëveshje krahas ofertës ekonomike edhe njërin mes Vecinos, Joao Marios dhe Antonio Candrevas.
Ndërkohë, në kampin tjetër, drejtori sportiv i verdhekuqve, Monchi, nuk kërkon asnjërin prej lojtarve që i janë ofruar, por dëshiron dy elementë nga ekipi i të rinjve të Interit, Bettelan dhe Pompettin. Naingolan, nga ana e tij, është dakord për të kaluar tek interi dhe për t’iu rikthyer bashkëpunimit me Spallettin.
Mediat italiane raportojnë se mesfushori belg u ka thënë shokëve të skuadrës se tashmë e ka marrë vendimin për të mbyllur aventurën me klubin kryeqytetas. Momentalisht, zikaltrit kanë ofruar 25 milionë euro, teksa verdhekuqtë kërkojnë 40 milionë.
Nainggolani në rast transferimi tek Inter do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon. Në ditët e ardhshme palët pritet të ulen për të biseduar më nga afër, por sipas të gjitha gjasave Nianggolan tek Interi duket një tratativë e arritshme.

To Top