Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Radu: Rikthimi te Interi është krenari, besoj te aftësitë e mia

Pas një sezoni e gjysmë si protagonist në portën e Genoas, rumuni Ionut Radu doli jashtë projektit të klubit ligur, që vendosi të rikthejë në ekip ish “gardian” të vjetër si Mattia Perin dhe t’i besojë atij vendin e titullarit.

Pikërisht për këtë arsye, 23-vjeçari rumun që është në pronësi të Interit, ndërroi skuadër në janar, për t’iu bashkuar Parmës, ku edhe pse me portierin Sepe të dëmtuar, nuk ka gjetur shumë hapësira, kjo edhe për shkak të ndërprerjes së kampionatit.

Megjithatë në verë Radu pritet të rikthehet te Interi, ku do të ketë detyrën e zëvendësuesit të parë të kapitenit Samir Handanovic, me shpresën për t’u bërë pasuesi i sllovenit, pas një apo dy sezonesh, kur ai të vendosë të tërhiqet.

“Nuk e di ende ku do të luaj sezonin e ardhshëm, por kam një kontratë me Interin deri në vitin 2024 dhe do të ishte krenari të rikthehesha me ngjyrat zikaltër. Megjithatë jam i bindur për aftësitë e mia dhe kjo më jep qetësi”, deklaroi rumuni.

Në fillim të këtij viti zikaltrit vuajtën jo pak kur u dëmtua kapiteni Handanovic, pasi portieri i dytë Daniele Padelli tregoi se i ka humbur reflekset dhe se nuk është në gjendje të ofrojë garancitë e duhura për të mbrojtur portën e një klubi të madh.

Pikërisht për faktin që Conte kërkon një tjetër portier të nivelit të lartë, por edhe për shkak të krizës së koronavirusit, te Interi duken të bindur të rikthejnë portierin rumun, në mënyrë që të sigurojnë dy portierë cilësorë në dispozicion të Contes dhe njëkohësisht të mos shpenzojnë para.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...