Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Rafa Nadal në klubin e legjendave, 1000 fitore në karrierë

Nuk mund të kishte vend më të mirë se Parisi për të arritur 1000 fitore në karrierë (e para në vitin 2002). Rafa Nadal u mundua shumë për të mposhtur shokun e tij, Feliciano Lopez, në një duel që zgjati 2 orë e 39 minuta lojë. Tenisti nga Mallorca kaloi në raundin e dytë të turneut Paris Bercy dhe u bë lojtari i katërt që arriti një numër katërshifror fitoresh në turnetë ATP. Më mirë se ai kanë bërë vetëm Jimmy Connors, Roger Federer dhe i madhi Ivan Lendl.

Ndeshja kundër Feliciano Lopez nuk ishte formalitet. Pavarërisht se tenisti që kishte përballë ishte 39 vjec, mbetej rival i respektuar. Njihen mirë me njëri-tjetrin, madje janë miq.

Nadal e nisi keq përballjen, duke u thyer në shërbim që në game-n e parë e për rrjedhojë e humbi setin hapës 4-6. Edhe më i ekulibruar seti i dytë, të cilin Nadal e fitoi me vështirësi në “tiebreak” 7-5.

Në setin e final, Nadalit i mjaftoi game i parë i fituar me shërbimet e kundërshtarit, për ta mbyllur 6-4 dhe të gjithë ndeshjen 2-1 me sete. Në raundit e dytë Nadal do të përballet me australian Jordan Thompson.

1000 fitore në karrierë! Një moment historik dhe i jashtëzakonshëm në Paris, në qytetit më të dashur për spanjollin, pasi aty ka fituar plot 13 herë Roland Garros (i fundit, 11 tetorin e kaluar).

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...