Tenis

Rafael Nadal konfirmon formën e mirë, udhëheq Spanjën në ATP Cup

Rafael Nadal konfirmoi përsëri formën e tij të mirë, teksa mundi në ATP Cup tenistin uruguaian Pablo Cuevas, duke humbur vetëm tre game gjithsej. Në Perth, në Bregun Perëndimor të Australisë numri 1 i botës pati nevojë për thjesht 73′ lojë, për të mposhtur numrin 45 të klasifikimit ATP. Ky kompeticion përbën një risi për këtë sport, për vetë formulën e përdorur, megjithëse për hir të së vërtetës me një format të tillë u paraqit nëntorin e kaluar gjithashtu edhe Kupa Davis, aktivitet të cilin siç dihet e fitoi pikërisht Rafa me Spanjën e tij.

ATP Cup është një kompeticion i ri, që ka lindur falë iniciativës së ish-presidentit të mëparshëm ATP Chris Kermode, një aktivitet ku marrin pjesë 24 skuadra përfaqësuese në total. Skema është e qartë, 6 grupe me nga 4 ekipe, prej nga ku kualifikohen drejtpërdrejt për në fazën çerekfinale pikërisht 6 ekipet që pozicionohen të parët, por gjithashtu edhe dy vendet e dyta më të mira, me renditjen përfundimtare në fazën e grupeve që përcaktohet në bazë të numrit të ndeshjeve të fituara, përqindjen e seteve të fituar dhe në fund nëse do të jetë e nevojshme do të llogaritet gjithashtu edhe përqindja e game-ve.

Spanja bën pjesë në Grupin B, bashkë me Japoninë, Gjeorgjinë dhe Uruguain, një short i lehtë dhe tepër i favorshëm për skuadrën iberike, duke marrë në konsideratë forcën e kundërshtarëve në një grup të tillë. Kështu pasi mundi bindshëm në ditën hapëse Gjeorgjinë me shifrat 3-0, ku vetë 33-vjeçari nga Majorka kontribuoi me triumfin 6-3, 7-5 ndaj numrit 26 në rruzull Nikoloz Basilashvili, Spanja u përfaqësua sërish me po të njëjtin formacion, pra me katërshen Rafael Nadal, Roberto Bautista – Agut Pablo Carreno Busta dhe Feliciano Lopez.

Fillimisht në më pak se një orë lojë numri 10 në klasifikimin e përgjithshëm botëror Roberto Bautista – Agut mposhti 6-1, 6-2, 19-vjeçarin mëngjërash nga Montevideo Franco Roncadelli, ndërsa Rafael Nadal theu 6-2, 6-1 “raketën e parë” të Uruguait Pablo Cuevas, që përpara 3-vjetësh i pati shkaktuar Rafës një humbje tepër të hidhur, pikërisht në fazën gjysmëfinale në turneun e Rio De Janeiro-s. Fituesi i 19 titujve Slam e mbylli takimin me plot 26 goditje fituese e 7 ace dhe luajti akoma më mirë se sa në ndeshjen e parë me gjeorgjianin Basilashvili, që e vuri ndjeshëm në vështirësi në sfidën hapëse të këtij kompeticioni.

Rafa shërbeu me më tepër forcë dhe u përball vetëm me një mundësi për break nga kundërshtari. Spanja do të masë forcat me Japoninë ditën e mërkurë, në takimin përmbyllës të kësaj faze, duel që do të përcaktojë edhe ekipin fitues në Grupin B. Për momentin Spanja kryeson me 6 fitore në 6 ndeshjet e zhvilluara, ndërsa ekipi nipon pozicionohet në vendin e dytë me 5 fitore dhe vetëm 1 humbje, sidoqoftë takimin e radhës Rafael Nadal do ta ketë përballë numrit 72 në planet Yoshihito Nishioka.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency