Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Raffaella Fico flet për Balotellin dhe Ronaldon: Atij i ulen femrat në gjunjë

E ftuar në programin “Histori Italiane”, Raffaella Fico, ish-partnerja e futbollistit të Olympique Marseille, Mario Balotelli, foli për historinë e saj të dashurisë me ish-sulmuesin e Interit dhe të Manchester City-t, Milanit e Nice, si dhe për lidhjen e shkurtër me Cristiano Ronaldon.

“Balotelli? Gabuam të dy. Është një plagë që me kalimin e kohës po shërohet. Në fillim vuajta shumë për shkak të dashakeqësisë së njerëzve. Vajza ime është gjëja më e bukur, është njësoj si babai i saj. Ai e takon një herë në muaj. Nuk kërkoj shfajësime nga ana e tij, ishim të dy të rinj dhe nuk e ka kuptuar gabimin që ka bërë. Ai është një baba shumë i mirë. A mund të rikthehet shkëndija e dikurshme mes nesh? Në jetë kurrë nuk i dihet, sot për sot, po mundohemi të jemi prindër të mirë.”

Më pas, Raffaella foli edhe për Cristiano Ronaldon, marrëdhënien që ka patur dhe ka me CR7.

“Nuk kemi marrëdhënie të mira, nuk flasim më. Akuzat për përdhunim ndaj tij? Nëse do të ishin të vërteta, do të ishte diçka shumë e keqe. E kam të vështirë ta besoj që një djalë si ai, të cilit të gjitha femrat i ulen në gjunjë, mund të abuzojë. Ne mua ka qenë perfekt, asnjëherë i dhunshëm.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...